Lucas Lima te skuadra e madhe italiane
Skuadra e Milanit ka hyrë në garë për mesfushorin brazilian, Lucas Lima
Milan po vazhdon të interesohet për mesfushorin brazilian të Santosit, Lucas Lima, kontrata e të cilit skadon me 31 dhjetor të këtij viti.
Sipas Sky Sport Italia Milan tashmë ka nisur bisedimet me përfaqësuesin e lojtarit dhe po tenton transferimin e tij.
Lima po kërkohet edhe nga skuadrat tjera të mëdha evropiane si Barcelona dhe Manchester United.
Ai ka luajtur 14 ndeshje për Brazilin, duke shënuar dy gola kundër Argjentinës dhe Haitit.
(Kosova Sot)