< Kaka dëshiron rikthimin te Milani - Sport - Kosova Sot
Kaka dėshiron rikthimin te Milani

Kaka dėshiron rikthimin te Milani

Nigel De Jong ka dhënë shenja se Ricardo Kaka mund të bëjë rikthim senzacional në ‘San Siro’.

Premier Sport ka thënë të mërkurën se braziliani ka kërkuar që të rikthehet te Milani për gjashtë muaj si lojtarë, para se të marrë një rol ekzekutiv në skuadër.

Këto spekulime janë rritur edhe më shumë kur ish-bashkëlojtari i Kaka-së në ‘San Siro’, De Jong ka lënë një koment në një postim të 35 vjeçarit në rrjetin social Instagram, ku i ka uruar atij suksese në të ardhmen, duke e bashkangjitur në mesazh edhe dy simbole ‘kuq e zi’, të cilat janë ngjyrat që e përfaqësojnë Milanin, transmeton KP.

Sipas mediave italiane, nëse ai nuk transferohet te ekipi italian, atëherë ai mund të kalojë te ekipi i fëmijërisë, Sao Paulo, ose të pensionohet.

Kaka ishte pjesë e ‘Rosonerëve’ gjatë viteve 2003-2009, ku kishte fituar titullin e Series A, Ligën e Kampionëve dhe ‘Topin e Artë’.

Pas kësaj ai u transferua në Real Madrid ku luajti për katër sezone, për tu rikthyer përsëri në ‘San Siro’ në sezonin 2013/14, prej ku u largua në MLS, te Orlando.

(Kosova Sot)

23 orë e 58 minuta më parë