Messi apo Cristiano? Zbulohen votat e trajnerit të Shqipërisë

  • 23 October 2017 - 23:33
Messi apo Cristiano? Zbulohen votat e trajnerit të Shqipërisë

Panucci e ka votuar Ronaldon për çmimin “The Best”.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lënë prapa Lionel Messi e Neymarin për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë për vitin 2017” nga FIFA.

Për të marrë këtë çmim portugezi kontribuoi edhe trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci.

Sipas FIFA-s, që ka zbuluar votat, Panucci e ka votuar të parin Ronaldon me pesë pikë, më pas Messin me tri dhe në fund Neymarin me një pikë.

Për Panuccin, ZIdane është më i miri të cilit ia dha pesë pikë, pas tij e renditi Allegrin me tri pikë, kurse në fund Diego Simeonen me një pikë. 

(Kosova Sot)