Mancini thotë se Interi do të luftojë për titull

  • 28 July 2015 - 10:01
Mancini thotë se Interi do të luftojë për titull

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, përkundër se skuadra e tij nuk ka gjetur rrugën e golit në ndeshjet parasezonale, nuk brebgoset duke thënë se do të luftojnë për titull. “Është e dukshme që rezultatet nuk janë pozitive por mua më pëlqen të vlerësoj sjelljen e skuadrës në fushën e lojës. Gjatë çdo takimi jemi përmirësuar si skuadër. Nuk jam aspak i shqetësuar që nuk kemi gjetur ende rrugën e rrjetës sepse jam i sigurt që në ndeshjet e rëndësishme, Interi do të jetë gati. Kam bindjen se ne kemi në dispozicion lojtarët e duhur për të luftuar për titullin kampion”, ka deklaruar Mancini.

(Kosova Sot)