Bartomeu flet për Pedron dhe objektivat për edicionin e ri

  • 28 July 2015 - 10:45
Bartomeu flet për Pedron dhe objektivat për edicionin e ri

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka folur për largimin eventual të Pedros dhe objektivat që ka skuadra në edicionin e ri.

Presidenti katalan ka thënë se shoqëria dëshiron që ai të mos largohet edhe pse ka pranuar se sulmuesi nuk po ka minutazh të madhe në skuadër. "Gjatë ditëve të fundit Pedro ka rinovuar kontratën. Kohët e fundit nuk po luan shumë dhe kjo është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që ai është pjesë e historisë së këtij klubi. Ai është pjesë e tripletës së parë por edhe e titujve që fituam këtë sezon”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për objektivat sezonalë të ekipit duke thënë se Barcelona do të luftojë sërish në çdo front por parësore do të jetë UEFA Champions League ku kërkon të bëhet skuadra e parë që e fiton për dy sezone rresht që pas vitit 1990.

“E dimë që do të jetë shumë e vështirë të fitojmë gjithçka. Kemi në dispozicion një skuadër shumë të mirë dhe të aftë për të përsëritur suksesin e sezonit të shkuar. Kemi mundësinë për të fituar Champions League për të dytën herë si askush tjetër më parë në historinë moderne të këtij kompeticioni”, është shprehur Bartomeu.

(Kosova Sot)