Balotelli gjithnjë e më afër Sampdorias

  • 28 July 2015 - 11:15
Balotelli gjithnjë e më afër Sampdorias

Sulmuesi italian, Mario Balotelli është gjithnjë e më afër rikthimit në Itali.
Skuadra angleze, Liverpool është gati ta shesë SuperMarion me një çmim tejet më të ulët se që e bleu nga Milani.
Është ekipi nga Serie A, Sampdoria ajo e cila ia ka vënë syrin ish sulmuesit të Manchester Cityt.
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka deklaruar se skuadra e tij e pret krahëhapur Balotellin në rast se Liverpooli e zvogëlon çmimin. “Balotelli kushton 10 milionë euro, ndërsa me një ulje do ta prisnim krahëhapur”, ka thënë Ferrero.
Brenda, pak ditësh pritet të mësohet e ardhmja e SuperMarios.

(Kosova Sot)