Mancini: Interi do të luftojë për titullin kampion

  • 28 July 2015 - 14:43
Mancini: Interi do të luftojë për titullin kampion

Mjaftojnë disa blerje në merkaton e verës që Roberto Mancini të vendosë objektiva maksimalë për sezonin e ri. Zikaltërit nuk janë kolauduar ende dhe këtë e tregojnë tre miqësoret e humbura në turneun aziatik, por kjo nuk e pengon teknikun italian të synojë majat e futbollit në Gadishullin Apenin. Ai përpiqet të zhdramatizojë momentin negativ në aspektin e rezultateve që po kalon grupi i tij, duke shprehur bindjen se Interi mund të bëjë rolin e protagonistit gjatë sezonit të ri.

“Është e dukshme që rezultatet nuk janë pozitive por mua më pqleqn të vlerësoj sjelljen e skuadrës në fushën e lojës. Gjatë çdo takimi jemi përmirësuar si skuadër. Nuk jam aspak i shqetësuar që nuk kemi gjetur ende rrugën e rrjetës sepse jam i sigurt që në ndeshjet e rëndësishme, Interi do të jetë gati. Kam bindjen se ne kemi në dispozicion lojtarët e duhur për të luftuar për titullin kampion”.

Në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe mbrojtësi Andrea Ranocchia, sipas të cilit skuadra duhet të përqëndrohet vetëm te puna dhe t’i shfrytëzojë në maksimum ditët e ngerluda deri në fillim të kampionatit./supersport.al/