Tottenham 3-1 Real: Notat e lojtarëve, Dele Alli më i miri (Foto)

  • 01 November 2017 - 23:09
Tottenham 3-1 Real: Notat e lojtarëve, Dele Alli më i miri (Foto)

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët u mposhtën si mysafirë të skuadrës angleze Tottenham Hotspurs me rezultat 3-1.

Londinezët gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të bukur, e cila u shpërblye me fitore që u siguroi kalimin e fazës së grupeve ndërsa madrilenët duhet të presin edhe më tutje.

Lojtari më i vlerësuar në këtë takim ishte Dele Alli, i cili realizoi dygolësh në fitoren e parë në histori kundër Realit.

Reprezentuesi anglez mori notën 9.3, ndërsa Theo Hernandez dhe Toni Kroos i “Los Blancos” u vlerësuan me notat më të ulëta, gjashtë.

Pas kësaj, Tottenham zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit H me dhjetë pikë ndërsa Reali ka shtatë pikë dhe gjendet në vendin e dytë.

(Kosova Sot)