Fjalët e para të Vidal pas zyrtarizimit te Bayerni (Foto)

  • 28 July 2015 - 16:31
Fjalët e para të Vidal pas zyrtarizimit te Bayerni (Foto)

Arturo Vidal, edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Bayernt Munichut, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019. Kiliani edhe në klubin e ri do ta ketë fanelën me numër 23, njëjtë sikur edhe te ish klubi i tij.

Ish juventini është shprehur tejet i lumtur që është transferuar te bavarezët. “Jam shumë i lumtur. Ky është një hap i ri në karrierën time dhe shpresoj të jap më të mirën. Dëshiroj të ndihmojë këtë ekip të fitojmë trofe. Është një ëndërr e bërë realitet. Dua të vazhdoj të zhvillohem si lojtarë dhe të fitojë trofe të rëndësishëm si Liga e Kampionëve dhe mënyra më e mirë është që të fitoj me Bayernin tani”, ka thënë Vidal.

 
(Kosova Sot)