Wenger i kundërpërgjigjet Mourinhos

  • 28 July 2015 - 18:09
Wenger i kundërpërgjigjet Mourinhos

Arsene Wenger është kritikuar për shpenzimet e mëdha nga trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, por trajneri i është kudnërpërgjigjur, duke thënë se do të vazhdojë të shpenzojë nëse është e nevojshme.

Gjatë konferencës për shtyp, Wenger tha: “Nëse mund të përforcohemi, do e bëjmë këtë. E dimë se do të jemi më të mirë por do të jetë e vështirë të dimë sa shumë do të përmirësohen kundërshtarët tanë”.

Francezi më tutje ka shtuar se e di që ekipi i tij do të jetë i mirë në këtë sezon, por duhet të fokusohen në veten e tyre në mënyrë që të largojnë presionin.