Gvozdenovic nis zyrtarisht punen me Tiranën

  • 28 July 2015 - 19:14
Gvozdenovic nis zyrtarisht punen me Tiranën

Ivan Gvozdenovic ka nisur zyrtarisht punën me Tiranën si zëvendës-trajner përkrah Shkëlqim Mucës. 36-vjeçari, i cili ju bashkua të Hënën ekipit në Mavrovë nuk ka nguruar të nisë menjëherë detyrën e re, që shënon një rikthim për të te bardheblutë, jo si futbollist por si pjesë e stafit teknik. Vetë Gvozdenovic është shprehur i lumtur që ka firmosur me një klub shumë të madh në Shqipëri duke shpalosur dëshirën që gjatë këtij viti të kontribuojë për fitimin e titullit të 25-të nga ana e kryeqytetasve.

Gvozdenovic ka falenderuar presidentin Halili dhe ka theksuar se është i nderuar nga fakti që do të punojë me një trajner të madh si Muca, të cilin e ka cilësuar si një teknik me përvojë, plot autoritet dhe disiplinë. Gvozdenovic gjithashtu ka shtuar se mbështetja e tifozëve në këtë sezon do të jetë e rëndësishme dhe I ka falenderuar ata që e kanë mbështetur si futbollist dikur dhe si trajner tashmë. Tirana do të qëndrojë në Mavrovë deri në ditët e para të Gushtit ndërsa më pas do të rikthehet në kryeqytetn për të vazhduar pëtrgatitjet për sezonin e ri.