< Miqësorja ndaj Turqisë, një fillim i ri për Panuccin - Sport - Kosova Sot
Miqėsorja ndaj Turqisė, njė fillim i ri pėr Panuccin

Miqėsorja ndaj Turqisė, njė fillim i ri pėr Panuccin

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, e nisi aventurën e tij në stolin e Kombëtares shqiptare pa mundur të bëjë një test të mirëfilltë.

Një angazhim në fundin e fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, ku italianit i duhej të përballej në katër takime zyrtare radhazi, konkretisht sfidat me Lihtenstajnin, Maqedoninë, Spanjën dhe Italinë.

Edhe pse shanset për kualifikim ishin zhdukur, një ndeshje zyrtare që vë në plan të parë padyshim rezultatin, sidomos kur bëhet fjalë për fqinjët ballkanas, me të cilët diskutonim vendin e tretë në grup, apo më tepër përballë kolosëve si Italia e Spanja.

Trajneri ka bërë lëvizjet e tij në këto ndeshje, por gjithsesi, duke qenë i kufizuar në masën e eksperimentit.

Kundër Turqisë, 44-vjeçari do të ketë shansin për të guxuar pa dyshim më tepër, pasi bëhet fjalë për një miqësore të siguruar pikërisht për këtë qëllim. Tekniku, në bilancin e katër ndeshjeve të tij të para në drejtimin e kuqezinjve, shfaqi hapur synimin për një Shqipëri më sulmuese dhe më guximtare në fushën e lojës, prirje që e ka shfaqur edhe në takimet e fundit.

Tani, kundër Turqisë, mund të nisë zyrtarisht projektin e misionit për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit 2020, shkruan Supersport.

Gjak i ri, por edhe ide të reja në kombëtare, aty ku janë afruar së fundmi dhe Kamer Qaka, Ylber Ramadani apo Astrit Ajdarevic, me trajnerin që ka mundësi ta përgatisë sfidën ndaj Turqisë në qetësi të plotë në Antalia.

Përballë kombëtares së drejtuar nga Mircea Lucescu, Panucci më në fund mund të nisë të ndërtojë pa presionin e rezultatit Shqipërinë e tij.

(Kosova Sot)

1 orë e 25 minuta më parë