Treshja e gjyqtarëve nga Kosova gjykojnë ndeshjen miqësore mes Maltës dhe Estonisë

  • 07 November 2017 - 19:08
Treshja e gjyqtarëve nga Kosova gjykojnë ndeshjen miqësore mes Maltës dhe Estonisë

Gjyqtarët e suksesshëm nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj e vazhdojnë me sukses karrierën edhe në arenën ndërkombëtare.

Ata janë deleguar për ta referuar ndeshjen e radhës derisa më 12 nëntor do të jenë në Maltë për ta ndarë drejtësinë në miqësoren Maltë – Estoni.

Kjo është ndeshja e 11-të e gjyqtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Ata në të gjitha ndeshjet kanë treguar sukses të madh duke marrë nota shumë pozitive.

Nuza në shumë ndeshje ka shkuar edhe i vetëm si gjyqtar i katërt.

Kosova e ka vetëm këta tre gjyqtarë të licencuar në FIFA, ndërsa në edicionin e ardhshëm pritet të shtohet numri. 

(Kosova Sot)