< Joshua i kundërpërgjigjet Wilderit - Sport - Kosova Sot
Joshua i kundėrpėrgjigjet Wilderit

Joshua i kundėrpėrgjigjet Wilderit

Anthony Joshua është i katshëm që të takohet me Deontay Wilder, por insiston se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë dhe se nuk dëshiron që negociatat të bëhen në rrjete sociale

Boksieri amerikan, Deontay Wilder kampion në WBC kishte kërkuar luftë me kampionin aktual në IBF dhe WBO, Anthony Joshua.

Ky i fundit insiston se është gati, por thotë se nuk ka marrë asnjë ofertë.

Kështu, ai do t’i bëjë ofertë amerikanit, por do të ketë edhe kushtet e tij.

“Nuk ka asnjë problem nëse Wilder dëshiron të luftojë në fillim të vitit të ardhshëm, por asnjë ofertë nuk më është prezantuar. Do t’i prezantojmë atij një ofertë, dhe të shohim se si ndihet ai për këtë. Nëse ai nuk bën ofertë, atëherë do të bëjmë ne me kushtet e mia”, ka thënë Joshua.

(Kosova Sot)

16 orë e 2 minuta më parë