Gabigol nuk rikthehet te Santos
Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, nuk do të rikthehet te Santosi, sipas presidentit të ish-klubit të tij, Modesto Roma.
Gabigol është huazuar nga Interi te Benfica ku nuk është duke kaluar çaste të mira, ndërsa klubi i Santosit nuk e kupton pse lojtari nuk po bën mirë atje, transmeton Express.
Në fillim të kësaj jave Santos konfirmoi se do t’i kërkonte Interit rikthimin e Gabigolit, por presidenti i klubit Modesto Roma ka thënë se është e qartë se ai do të mbetet te Benfica.
“Ai është lojtar fantastik dhe nuk e kuptoj pse nuk po bën mirë sepse është djalosh i mrekullueshëm”, ka thënë Roma për Tuttomercatoweb.
Po ashtu, ai ka shtuar: “Nuk është opsion rikthimi i tij në Brazil. Nuk është real”.
(Kosova Sot)