Ylli i Barcelonës: Më mirë pa Neymarin

  • 10 November 2017 - 18:34
Ylli i Barcelonës: Më mirë pa Neymarin

Mbrojtësi i krahut të majtë të Barcelonës ka folur për largimin e Neymar te PSG.

Largimi i Neymar nga Barcelona, nuk është pritur mirë pothuajse nga askush në klub.Ekzistonte frika se pa brazilianin skuadra do të humbiste shumë forcë në fazën sulmuese, por statistikat e këtij sezoni tregojnë të kundërtën.

Jordi Alba, në një intervistë për ‘Mundo Deportivon’ befasoi teksa u shpreh se te Barcelona ka shumë lojtarë që mund ta zëvendësojnë sulmuesin, madje ai vetë ndihet më mirë në formacion pa brazilianin.

“Neymar pa dyshim që është një futbollist i madh, por për shkak të rrethanave vendosi që të largohej”, ka thënë Alba. “Barcelona ka lojtarë të tjerë shumë të mirë dhe që mund të arrijnë gjëra të mëdha. Dhe, siç e kam thënë edhe më parë, largimi i Neymar ka rezultuar pozitiv për mua, sepse mund të avancoj me shumë dhe të tregoj potencialin tim në fazën sulmuese”. Neymar u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

(Kosova Sot)