Edhe nëse Messit i dalin huq 506 goditjet e radhës, ai prapë do të jetë më i mirë se Ronaldo

  • 11 November 2017 - 20:55
Edhe nëse Messit i dalin huq 506 goditjet e radhës, ai prapë do të jetë më i mirë se Ronaldo

Fillimi i vrullshëm këtë sezon i yllit të Barcelonës, Lionel Messit, dallon shumë nga ai i sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos.

Statistikat në vazhdim tregojnë se Messi është duke fluturuar, ndërsa forma aktuale e Ronaldos është e shumë e dobët. 

Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshje në La Liga për kundër 48 tentimeve, që do të thotë se, portugezi i ka konvertuar vetëm 2 për qind të goditjeve në portë.

Në anën tjetër, Messi vazhdon të krijojë raste për vete, që do të thotë se ndaj tij është më vështirë të mbrohesh. Nga 69 goditje, argjentinasi ka shënuar plot 12 herë. Pra, Messi i ka konvertuar 17.39 për qind të rasteve.

Në fakt, edhe nëse Messi e humb magjinë e tij dhe i huq 506 goditjet e radhës, ai prapëseprapë do të ketë një përqindje më të mirë të konvertimit të golave se Ronaldo. Numrat nuk gënjejnë. 

(Kosova Sot)