Pedro zëvendësues i Di Marias te United

  • 29 July 2015 - 16:05
Pedro zëvendësues i Di Marias te United

Manchester United është duke bërë presion të vazhdueshëm për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Pedro përkundër deklarimeve të klubit katalan se nuk dëshirojnë ta shesin lojtarin.

“Djajtë e kuq”, raportohet se kanë rritur në 30 milionë ofertën e tyre, vetëm që të bindin kampionët e Spanjës t'ia shesin lojtarin.
“Daily Mail”, shkruan se trajneri holandez, Luis Van Gal, e sheh Pedron si zëvendësues ideal të argjentinasit Angel Di Maria i cili në sezonin e ri do të luaj për klubin francez Paris Saint Germain.

(Kosova Sot)