Zidane e lë të hapur mundësinë e kalimit të Neymarit në Real Madrid

  • 17 November 2017 - 15:48
Zidane e lë të hapur mundësinë e kalimit të Neymarit në Real Madrid

Zinedine Zidane ka refuzuar ta hedhë poshtë mundësinë e një kalimi tronditës të Neymarit nga PSG-ja në Real Madrid.

Ylli brazilian u bë lojtari më i shtrenjtë në botë verën e kaluar kur kaloi nga rivali i Realit, Barcelona, në PSG për 222 milionë euro.

Megjithatë, mediat kanë raportuar së fundmi se 25-vjeçari mund të rikthehet në Spanjë, por kësaj radhe te Real Madridi, ndërsa Zidane e pranoi se gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen.

“Neymar është shumë futbollist i mirë, kjo është e vërtetë” tha Zidane sot në një konferencë për media para ndeshjes së Realit me Atletico Madridin të shtunën pasdite.

“Kam lojtarët më të mirë këtu në skuadër dhe e njëjta vlen edhe për dhomën e zhveshjes. Mund të punosh dhe të fokusohesh vetëm në lojtarët që i ke në skuadër. Por, sa i përket të ardhmes, kush e di?” ka shtuar Zidane. 

(Kosova Sot)