Katër vite, 20 derbi

  • 18 November 2017 - 13:31
Katër vite, 20 derbi

tletico Madridi dhe Real Madridi janë përballur më së shpeshti që nga viti 2014.

Ndeshja e sotme mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, do të jetë derbi i 20’të në vetëm katër vite, që nga viti 2014.

“Wanda Metropolitano” pret për herë të parë derbin e Madridit që pritet të jetë i veçantë për Los Colchoneros.

Që nga viti 2014, Real Madrid dhe Atletico janë përballur pra plot 20 herë në kupa të ndryshme; Ligë, Kupë, Superkupë, Champions League duke përfshirë këtu edhe në dy finale, ku Reali fitoj La deciman dhe La Undeciman.

Image

Ndeshja e parë erdhi në shkurt të vitit 2014 me fitore të difishtë të Realit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit që përfundoi me trofeun pasi e mposhtën Barcelonën në finale. 

Atë vit u zhvilluan shtatë derbi, dukë përfshirë edhe finalen e Lisbonës që mbahet mend për atë golin e Sergio Ramos në minutën e 93’të që më pas në shtesë Reali fitoi La Deciman me rezultat 4:1.

Në 2015, u zhvilluan 6 derbi. Përveç Ligës, Reali dhe Atletico u takuan në Kupë dhe Champions League.

Në 2016 u përballen tri herë, dy në Ligë dhe një në finale të Ligës së Kampionëve në Milan, ku Real Madridi fitoi La Undeciman pas 11 metërshave.

Image

Ndërsa deri më tani në 2017 janë zhvilluar tre derbi. Derbi i fundit u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve në Vicente Calderon ku Reali humbi 2:1 dhe u kualifikua në finale të Championsit falë fitores prej 3:0 në ndeshjen e parë ndërsa triumfoi në finale 4:1 kundër Juventusit.

Në 19 derbi që nga viti 2014, Real Madridi ka triumfuar pesë herë, Atletico Madridi gjashtë herë, ndërsa tetë herë janë nda baras (dy prej tyre në finale të Champions League në të cilat në fund ka triumfuar Real Madridi).

Kush do të triumfojë sonte në derbin e 20’të, kjo mbetet të shihet.

Herën e fundit kur këto dy skuadra u përballen në Ligë, Reali fitoi 3:0 në Calderon me het-trikun e Cristiano Ronaldos.

Image

(Kosova Sot)