Strakosha me profesion të ri

  • 21 November 2017 - 19:35
Strakosha me profesion të ri

Jo vetëm një portier i talentuar që po shkëlqen në Serinë A me skuadrën e Lazios, por Thomas Strakosha është dhe një shembull jashtë fushës së blertë

Portieri i Kombëtares shqiptare do të marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet bamirësie që do të organizohet nga klubi kryeqytetas.

22-vjeçari do të heqë dorashkat dhe do t’i përvesh punës për të shërbyer në projektin “Një darkë me Lazion” ashtu si një vit më parë, ku të gjitha lekët e grumbulluara nga restoranti në atë mbrëmje do të shkojnë për bamirësi.

Darka do të organizohet në datën 29 Nëntor. Pjesëmarrës në këtë projekt do të jenë edhe futbollistë të tjerë si Luliç, Immobile, Murgias, Lukas Leiva, Wallec dhe Anderson. 

 (Kosova Sot)