Zidane flet për golat e Benzemas dhe Ronaldos, ka një kërkesë për ta

  • 21 November 2017 - 23:41
Zidane flet për golat e Benzemas dhe Ronaldos, ka një kërkesë për ta

Zinedine Zidane është shumë i lumtur me dy sulmuesit e skuadrës, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo

Real Madrid ka fituar me rezultat të thellë prej 0:6 ndaj Apoelit në udhëtim, ku nga dy gola shënuan Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes trajneri Zinedine Zidane foli për paraqitjen e tyre, por kishte një kërkesë për ta.

“Ronaldo dhe Benzema? Jam shumë i lumtur për ta dhe ne e dinim se çfarë do të ndodhte. Tani ata duhet të punojnë për të vazhduar kështu”, tha Zidane pas ndeshjes.

(Kosova Sot)