Ronaldo u hakmerret medieve për ‘zënkën’ me Ramosin, shkaku i keqinterpretimit të fjalëve të tij: Nuk flas, pasi shkruani diçka tjetër

  • 22 November 2017 - 10:41
Ronaldo u hakmerret medieve për ‘zënkën’ me Ramosin, shkaku i keqinterpretimit të fjalëve të tij: Nuk flas, pasi shkruani diçka tjetër

Cristiano Ronaldo arriti të shënojë dy herë ndaj APOEL-it në ndeshjen që Real Madridi e fitoi me rezultat të thellë 6-0.

Teksa po kalonte në zonën mix, ku e prisnin një numër i madh i gazetarëve, portugezi sulmoi mediat, duke i akuzuar se ato po i keqinterpretojnë fjalët e tij.

“Unë them një gjë dhe ju shkruani diçka tjetër. E si mund të më kërkoni që të flas!”, u tha Ronaldo.

Ronaldo e tha këtë pasi deklarata e tij për formën e Real Madridit është keqinterpretuar.

“Reali i këtij sezoni ka më pak cilësi se ai një viti më parë”, ishte deklarata që bëri bujë e që e futi në konflikt me kapitenin Sergio Ramos.

“Nuk jam dakord me Cristianon”, e kishte komentuar Ramos deklratën e Ronaldos.

Kjo përgjigje e Ramosit u bë shkak i prishjes së marrëdhënies mes dyshes legjendare të Real Madridit.

Lojtarët dhe trajneri Zinedine Zidane ka thënë se gjithçka mes dy palëve është në rregull dhe se secili mund ta thotë atë që mendon.

(Kosova Sot)