Manchester United nuk heq dorë nga talenti 20-vjeçar

  • 22 November 2017 - 11:09
Manchester United nuk heq dorë nga talenti 20-vjeçar

Manchester United nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga përpjekja për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Bëhet fjalë për Dimitri Oberlin, 20-vjeçarin e Red Bull Salzburg, shkruan TuttoMercatoWeb.

Sulmuesi, i cili momentalisht është i huazuar në Basel, thuhet ta ketë refuzuar mundësinë për të kaluar te United në të kaluarën, por Jose Mourinho planifikon ta aktivizojë klauzolën e tij prej 5 milionë euro. 

(Kosova Sot)