UEFA: Anglia e para, Kosova e fundit (Foto)

  • 22 November 2017 - 11:55
UEFA: Anglia e para, Kosova e fundit (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ka publikuar ranglistën e fundit.

Paraqitjet e klubeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, vendosin për ranglistën e fundit të shteteve në Europë.

Për këto paraqitje shteti i parë në ranglistë është Anglia, me 72.500 pikë, e dyta është Italia me 53 mijë pikë dhe e treta Spanja me 60 mijë pikë.

E fundit është Kosova, pasi nuk ka asnjë skuadër pjesëmarrëse në garat europiane. Kurse Shqipëria në pozitën e 32-të me 8. 500 pikë.

(Kosova Sot)