Sevilla e rrëmben mesfushorin e shumëkërkuar nga Inter?

  • 22 November 2017 - 13:40
Sevilla e rrëmben mesfushorin e shumëkërkuar nga Inter?

Interi mund ta humbasë mundësinë për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit të PSG-së, Javier Pastore, për të cilin Sevilla është e bindur se do ta blejë në janar.

TalkSport raporont se Sevilla ka shpresë se do arrijë marrëveshje me PSG-së për blerjen e Pastores për 20 milionë euro.

Inter ka qenë favorit për ta marrë ish-yllin e Palermos, me agjentin e tij që madje i ka bërë thirrje “Zi kaltërve” të vendosin.

Pastore, 28-vjeçar, e humbi fanellën me numrin 10 në PSG pas ardhjes së Neymarit në verë dhe ka luajtur vetën në nëntë ndeshje deri më tani këtë sezon. 

 (Kosova Sot)