Kampioni i botës në kik boks, Dardan Morina flet për sfidat që e presin

  • 30 July 2015 - 12:36
Kampioni i botës në kik boks, Dardan Morina flet për sfidat që e presin

Kryetari  i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj,  së bashku me stafin e tij ka pritur sot në zyrën e tij dymbëdhjetë herë kampionin e botës në kik boks, Dardan Morina, që vjen nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës, që jeton dhe vepron në Ingolstadt  të Gjermanisë.

Kryetari Begaj, pasi që e priti dhe e falënderoi për vizitën me këtë rast i ka  dhënë dhe një medalje dhe simbol të  komunës së Malishevës." Unë e ndiej veten sot  jashtëzakonisht të kënaqur  që pata rastin që  në mandatin tim  të pres një kampion të shumëfishtë botëror dhe një qytetar të Malishevës, dhe sinqerisht ju dëshiroj shumë  suksese  dhe të keni të arritura të mëdha në arenën ndërkombëtare. E gjithë Komuna e Malishevës mburret me  Dardanin dhe sportist të tillë janë ambasador të vendit tonë në perëndim" tha Begaj duke i dëshiruar suksese të pandalshme.

Ndërsa kik boksieri, Dardan Morina tha se "ndihet shumë i gëzuar, dhe kjo pritje nga komuna ime me jep vlerë për arritjet e mia deri më tani, dhe për të vazhduar". Kik boksieri Morina shpreson që në të ardhmen edhe të bëjë marrëveshje, për të ndihmuar  sportin malishevas dhe kosovar.

Simbolin e Komunës së Malishevës, të dhënë nga kryetari Begaj, e vlerësoi lartë. "Kryetari tha se është një gjë e vogël kjo çka më dhuroi, mirëpo për mua është shumë e madhe dhe më gëzon shumë" tha kampioni i botës Morina, duke folur më pas për sfidat e radhës të cilat  e presin, ku  një ndër motivet për të mbrojtur titullin e radhës tha se është edhe simboli i Malishevës, është fshati i tij Drenoci dhe krenaria që është shqiptar.

Image

 

(Kosova Sot)