Valverde tregon pse Messi nuk luajti nga fillimi kundër Juventusit

  • 23 November 2017 - 09:50
Valverde tregon pse Messi nuk luajti nga fillimi kundër Juventusit

​Leo Messi nuk luajti nga fillimi kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka treguar arsyen e vërtetë pse vendosi që Leo Messi të mos luante nga fillimi në ndeshjen ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Ai tha se argjentinasi kishte nevojë për pushim dhe mendoi se inkuadrimi i tij në pjesën e dytë do të ishte më i mirë për skuadrën.

“Messi ka luajtur shumë ndeshje dhe ne menduam se do të ishte më mirë që të luante në pjesën e dytë”, tha fillimisht Valverde për të përditshmen spanjolle, AS.

“Ne menduam se ndeshja do të ishte e mbyllur në fillim dhe do të hapej më shumë në pjesën e dytë. Kështu edhe ndodhi”, u shpreh në fund spanjolli.

Pavarësisht se në pjesën e dytë kishet më shumë raste, ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës në fund përfundoi baras 0:0.

(Kosova Sot)