Kosova fiton ndaj Shqipërisë, të shtunën e pret ndeshja me Rusinë për vend të tretë

  • 23 November 2017 - 16:39
Kosova fiton ndaj Shqipërisë, të shtunën e pret ndeshja me Rusinë për vend të tretë

Kombëtarja U-17 e Kosovës ka shënuar fitore 2-1 ndaj Shqipërisë U-17, duke e siguruar fitoren e dytë në tri ndeshje të zhvilluar deri më tani në turneun “Mercedes Benz Agean Cup” në Turqi.

Pasi e mposhti dje Azerbajxhanin me rezultat 2:0, sot në ballafaqimin e tretë në këtë turne, Kosova e mposhti Shqipërinë me rezultat 2:1, raporton Express.

Të dy golat për Kosovën i shënoi Veton Tusha.

Me këtë fitore Kosova e ka siguruar pozitën e dytë në Grupin A dhe kësisoj të shtunën do të luajë kundër Rusisë për vendin e tretë.

Përzgjedhësi Besnik Kollari ka thënë pas ndeshjes së djelmoshat e tij luajtën shumë mirë dhe se krijuan mirë.

“Ishte një lojë e mirë, ku krijuam shumë raste shënimi sidomos në pjesën e parë, por realizuam vetëm dy herë. Madje kur pritej që takimi të përmbyllet me rezultat 2:0 për Kombëtaren tonë, në sekondat e fundit Shqipëria shënoi të ashtuquajturin gol të nderit. Tash, do të presim se si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)