Vajza që kishte dhunuar Robinho ishte shqiptare

  • 24 November 2017 - 12:23
Vajza që kishte dhunuar Robinho ishte shqiptare

Lajmi për dënimin e Robinho për dhunim të një vajze në kohën sa lojtari mbronte ngjyrat e ekipit të Milanit, bëri bujë të madhe, transmeton Kosova Sot Online.

Më në fund ka reaguar edhe lojtari përmes rrjetit social Instagram.

Këtë mëngjes ai postoj në Instagramin e tij një foto në mbishkrimin e të cilës shkruan “Në lajmet që po qarkullojnë së fundi për disa akuza që e ngarkojnë Robinhon për disa ngjarje vite më parë, ne kemi sqaruar pozicionin tonë kundër akuzave duke mos pranuar të kemi qenë të përfshire.”

Image

 

Mirëpo, nëse nuk e keni ditur, viktima e këtij rasti ka qenë një shqiptare 22 vjeçare, e cila me vendim të gjykatës është dëmshpërblyer me të holla në vlerë prej 53431 funte.

Sistemi i drejtësisë në Itali është i tillë që verdikti i gjykatës nuk mund të hyjë në veprim deri në përfundim të procedurave.

(Kosova Sot)