Ibra transferohet te United?

  • 30 July 2015 - 19:28
Ibra transferohet te United?

Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se skuadra e tij e ardhshme do të jetë një befasi, befasi e madhe.

Kurse, e përditshmja britanike “Telegraph” raporton se sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të transferohet në Manchester United.

“Red Devils” raportohet se janë duke monitoruar sulmuesin suedez, i cili shënoi njërin prej golave në fitoren e PSG-s ndaj tyre në International Champions Cup.