Icardi në histori të Interit: Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment (Video)

  • 03 December 2017 - 21:41
Icardi në histori të Interit: Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment (Video)

Mauro Icardi nuk ka fjalë për të përshkruar momentin që po kalon te Interi, kjo pasi u bë golashënuesi i dhjetë në histori të klubit zikaltër.

Argjentinasi shënoi një gola në fitoren ndaj Chievos dhe kështu vazhdoi me paraqitjet e mira.

 “Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë moment”, shkroi Icardi në Instagram.

“Është një moment i bukur që tregon punën dhe sakrificën e madhe gjatë këtyre viteve te Interit. Sot, është sezoni i pestë në Milano, kam hyrë në histori të ktij klubi, në listën e 10 golashënuesve më të mirë”.

“Ju faleminderit për përkrahjen që më jepni çdo ditë”, e përmbylli argjentinasi postimin.

Icardi është lojtari i tretë në histori të Interit që ka shënuar së paku 15 gola në Serie A për katër sezone radhazi. Dy të tjerët janë Giuseppe Meazza (1930-36) dhe Stefano Nyers (1949-53).

Ndërsa, për Interin ka arritur të futet në top dhjetëshe. 

(Kosova Sot)