Moratti: Scudetto është e mundur, klauzola e Icardit duhet rritur - Sport - Kosova Sot
Moratti: Scudetto është e mundur, klauzola e Icardit duhet rritur

Moratti: Scudetto është e mundur, klauzola e Icardit duhet rritur

Massimo Moratti mendon se Interi i ka treguar të gjithëve se mund të fitojë Scudetton. 

Gjithashtu mendon se klauzola e Mauro Icardit prej 110 milionë euro duhet të rritet.

“Dje (e diel) ishte një ndeshje e madhe, Interi luajti shumë mirë”, ka thënë Moratti për Premium Sport.

“Scudetto? Interi gjithmonë fillon sezonin me objektiva për të fituar, por këtë herë ka bazë. Është e mundur”.

“Juventus-Inter? Do jetë një ndeshje e madhe, dy skuadrat po luajnë mirë, kanë karakter dhe po shkojnë drejt kulmit”.

“Spalletti? Çdo trajner është ndryshe, por Spalletti është shumë i mirë”.

“Rritja e klauzolës së Icardit? Bordi do të përkujdeset për atë, mendoj se do e bëjnë”, ka shtuar ish-presidenti. 

(Kosova Sot)

4 orë e 26 minuta më parë
26/04/18