​Adriano: Një futbollist që thotë se nuk pi, gënjen

  • 04 December 2017 - 16:02
​Adriano: Një futbollist që thotë se nuk pi, gënjen

Adriano insiston se ai ka bërë gabime në jetën e tij, por thotë se nuk i pëlqen kur të tjerët shpikin gjëra për të, e të cilat nuk i ka bërë

Ish sulmuesi i Interit, Adriano ka folur për të kaluarën e tij dhe jetën që bënte sa ishte futbollist.

Ai e pranon se ka pirë alkool, por thotë se nuk ka futbollistë që nuk e pinë dhe nuk e di pse gjërat e tij janë bërë qa të mëdha.

“Nuk kam qenë një shenjtor. Sigurisht që kam bërë disa gjëra për të cilat jam penduar”, tha Adriano gjatë një interviste për Fox Sports Brasile.

“Unë pi, shkoj në klube si gjithë të tjerët. Bëj ende grill në shtëpi, pimë ndonjë birrë me miqtë dhe nuk shoh arsye përse të mos e bëj. Jemi të lirë. Njerëzit nuk flisnin për gjërat e bukura që unë bëja, por për ato jashtë fushës. Të gjithë pinë. Një futbollist që thotë se nuk pi, gënjen”, u shpreh ai në fund.

(Kosova Sot)