Trajneri i PSG-së: Kujdes, Bayerni është favorit për Ligën e Kampionëve

  • 04 December 2017 - 21:35
Trajneri i PSG-së: Kujdes, Bayerni është favorit për Ligën e Kampionëve

Emery pret ndeshje të vështirë të martën mbrëma në “Allianz Arena” kundër Bayern Munich.

Bayern Munich e Paris Saint Germain tashmë janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League, francezët si të parët, ndërsa gjermanët nga pozita e dytë.

Sfida e fundit në fazën e grupeve që do të zhvillohet në “Allianz Arena”, do të jetë më shumë për prestigj për Bayernin, që u turpëruan në Francë në ndeshjen e parë, duke u mposhtur 3:0.

Pikërisht për këtë, trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery, ka kërkuar kujdes të shtuar nga djelmoshat e ekipit të tij, duke thënë se Bayerni është një ndër favoritët për të triumfuar krejtësisht në fund në këtë garë.

“Do jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi të kujdesshëm. Bayerni është nga ato ekipe që mund të të mposhtë thellë në çdo moment, është mes pretendenteve kryesore për të fituar Champions League”, u shpreh Unai Emery. 

(Kosova Sot)