Juventus – Inter, bastoret tregojnë favoritin
Pasi e mposhti Napolin në “San Paolo” javën e kaluar në garë për titull të Serisë A, Juventusi këtë javë e pret Interin në Torino, një tjetër pretendent të mundshëm për titull.
Juventus dhe Inter do të takohen të shtunën më fillim nga ora 20:45 në “Allianz Stadium” në kuadër të xhiros së 16-të të Serie A, me Interin që momentalisht prin në tabelë me dy pikë më shumë se Juventus
Bet365 i ka vënë fitores së Juventusit një kuote prej 1.64, edhe pse skuadra e Luciano Spallettit është e pamposhtur në 15 javët e para të kampionatit.
Fitorja e Interit vlerësohet me kuotën 5.00, ndërsa barazimi me kuotë 3.75.
(Kosova Sot)