Sa dëmtim i “rëndë”, Duda i qeshur pas incidentit

  • 31 July 2015 - 15:19
Sa dëmtim i “rëndë”, Duda i qeshur pas incidentit

Më një buzëqeshje që i rrezaton në fytyrën që shkëlqen, Ondrej Duda duket sikur sapo ka nisur pushimet e verës. Nga sendi me të cilin u godit në Qemal Stafa sllovakut i ka mbetur vetëm një gërvishtje e vogël që me veshtiresi dallohet. Mesfushori i Legias ka postuar në facebook një foto me diciturën gjithchka në rregull, ku përshtypja e parë që që vjen në mendje është kontrasti i fortë me imazhet që rezervoi në Qemal Stafa ku u thërrit në ndihmë madje edhe ambulanca për të fashuar kokën duke krijuar idenë e një dëmtimi serioz. Ishte episodi që mbushi kupën duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes. Fotoja e Dudës është postuar madje edhe në profilin zyrtar të Legias, ku diçitura është , “më në fund mund të mar frymë lirisht”, por më shumë se sa një qetësim për gjendjen e lojtarit, imazhet e fotos nxjerrin në pah zbuluar tentativën e klubit polak dhe futbollistit sllovak, për t’u viktimizuar në maksimum përballë gjestit të dënueshëm në Qemal Stafa. Është e qartë se polaket e kanë shfrytëzuar atë gur në cdo rast të dënueshëm për ta përdorur si kapital për një kalim komod të turit në Europa League në kurriz të Kukësit, dhe në fakt fotot e postuara kanë bërë që të ndizet një luftë virtuale mes tifozëve polakë dhe atyre shqiptarë në rrjetet sociale.