Ginobili: Messi do të sëmuret nga kritikat e Argjentinës
Ylli i Basketbollit, Manu Ginobili ka thënë se kritikat e mëdha që Messi po i merr nga Argjentina do të bëjnë që ai të sëmurët.
“Messi është një bishë. Ai na ka dërguar neve në finalet e dy garave të fundit”, tha Ginobili për Radio Metro.
“Një ditë Messi do të sëmuret nga kritikat e shumta me Argjentinën, teksa ne do të jemi duke qajtur për këtë gjë sepse Messi nuk do ta shikojë më askënd”, përfundoi Ginobili.