​Januzaj në mesin e tre kandidatëve për lojtar të muajit nëntor

  • 12 December 2017 - 20:37
​Januzaj në mesin e tre kandidatëve për lojtar të muajit nëntor

Adnan Januzaj ka shkëlqyer që prej transferimit të tij verën e kaluar bë Real Sociedad

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj është në mesin e tre futbollistëve kandidat për lojtar të muajit nëntor në La Liga.

Januzaj për këtë çmim është në garë me sulmuesin e Valencias, Rodrigo dhe me sulmuesin e Celta Vigos, Iago Aspas.

Ai këtë sezon me Sociedadin ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje në La Liga. 

(Kosova Sot)