Milani bën oferta zyrtare për dy yje

  • 01 August 2015 - 11:39
Milani bën oferta zyrtare për dy yje

Milani nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës. Kuqezinjtë sot kanë bërë dyoferta zyrtare për dy nga objektivat kryesorë. 

Milani ka bërë gati një ofertë për Alessio Romagnolin. Kuqezinjtë janë gati të bëjnë një sforco ekonomike për t’iu afruar shumës 30 milionë euro që Roma kërkon për talentin e saj. Bashkë me bonuset, kuqezinjtë mund të ofrojnë deri në 28 milionë euro. 

Ende e hapur është edhe pista që të dërgon te Vitsel. Kuqezinjtë pak ditë më parë ishin prezantuar në Rusi, duke i ofruar Zenitit 25 milionë euro, por klubi rus është tërhequr, duke iu dukur oferta e ulët, transmeton albeu.

Për këtë arsye, Milani ngre ofertën, duke i vënë në “pjatë” 30 milionë euro + 5 milionë të cilat do të jepen me bonuse.