Interi e do edhe Callejonin

  • 01 August 2015 - 13:17
Interi e do edhe Callejonin

Skuadra e Interit ka impresionuar me transferime deri tani në këtë merkato, por ende asgjë nuk ka përfunduar.

Neruazurët raportohet se duan edhe shërbimet e mesfushorit të krahut, Jose Maria Callejon nga Napoli.

Spanjolli ka kaluar formë pozitive dhe edicionin e kaluar ishte një nga lojtarët më produktiv te skuadra italiane duke realizuar një numër të konsiderueshëm të golave.

Madje mediat shkruajnë se Roberto Mancini është gati ta ofroj edhe Juan Jesus si pjesë të marrëveshjes.