Nderohet Shkëlzen Gashi

  • 02 August 2015 - 15:59
Nderohet Shkëlzen Gashi

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, anëtar i kampionit të Zvicrës, Baseli, njëherësh shënuesi më i mirë në elitën zvicerane, është nderuar me mirënjohur nga Ministria e Diasporës dhe e PTK-së.
Ai është nderuar me mirënjohje si Mërgimtari i Vitit për Sport nga ministri i Diasporës, Valon Murati dhe PTK-ja, në një ceremoni të organizuar në ambientet e pishinës së Gërmisë.
Gashi është alfa dhe omega e kombëtare Shqiptare dhe e Baselit. Një futbollist i përsosur dhe që po dëshmohet në çdo ndeshje i cili me Baselin është në garat e Champions League.