Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

  • 28 December 2017 - 14:14
Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

Francesco Totti beson se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, përkundër faktit se Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit 2017 – duke e barazuar argjentinasin me nga pesë Topa të Artë secili – në fillim të këtij muaji.

“Messi është numër një, ama mos i tregoni Cristianos!”, është shprehur Totti. 

Kegjenda e Romës beson se futbolli e ka humbur paksa romantizmin për shkak të shumave të transferimeve të lojtarëve.

“Futbolli ka ndryshuar thellësisht nga koha ime. E preferoj futbollin romantik të atëhershëm, por tani është bërë krejt biznes. Ke lojtarë si Ronaldo dhe Neymar; Neymar është shembull i çmimit të lartë, është e tepërt të paguash 250 milionë për një lojtar. E tejkalon realitetin. Por, Messi është numër një, mos i tregoni Cristianos”, ka thënë Totti gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai. 

(Kosova Sot)