Jashanica merr ofertë zyrtare nga Rusia

  • 29 December 2017 - 10:34
Jashanica merr ofertë zyrtare nga Rusia

Përveç afrimeve që pritet të bëjë skuadra më e suksesshme shqiptare, Skënderbeu, flitet shumë edhe për largime. I pari në listë për t’u larguar është mbrojtësi i  Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica, për të cilin sirenat e largimit bien më të forta se kurrë.  Klubi që ka bërë ofertë zyrtare është Akhmat Grozni, në shifrën e 400 mijë eurove, megjithatë Skënderbeu nuk besohet se do ta pranojë këtë shumë, pasi mendon se futbollisti vlen shumë më shumë. Jashanica është një pikë e fortë e ekipit dhe largimi i tij lë një boshllëk të madh, aq më tepër që edhe tregu nuk ofron shumë. Gjithsesi, interesim për futbollistin kanë shprehur edhe disa klube blege si dhe disa klube nga liga e dytë e Gjermanisë. Se çfarë do të vendos Skënderbeu por edhe vetë futbollisti mbetet të shihet. Ajo që është kryesore është se Jashanica po kalon formë shumë të mirë dhe se e ardhmja premton shumë për të.

(Kosova Sot)