Zyrtare: Djali i Zidane largohet nga Alaves, bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës - Sport - Kosova Sot
Zyrtare: Djali i Zidane largohet nga Alaves, bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Zyrtare: Djali i Zidane largohet nga Alaves, bëhet shok skuadre me yllin e Kosovës

Enzo Zidane edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën me skuadrën e La Ligas, Deportivo Alaves, për të kaluar në Zvicër te skuadra e FC Laussane

Djali i legjendës, Zinedine Zidane, Enzo edhe zyrtarisht është larguar nga Alaves, për të kaluar te skuadra zvicerane, Laussane.

Enzo në gusht u transferua nga Real Madrid në Alaves, por pas gjashtë muajsh u largua.

Ai tashmë edhe zyrtarisht është bërë shok skuadre me yllin e Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli.

“Alaves dhe Enzo Zidane janë pajtuar të shkëpusin kontratën. Pas kësaj ai është larguar nga skuadra dhe ka nënshkruar me FC Lausanne. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe punën gjatë këtyre muajve dhe i dëshiron shumë fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të Alaves.

(Kosova Sot)

5 orë e 49 minuta më parë
17/10/18