Barcelona kërkon qendërmbrojtësin e Chelseat, nuk është Luiz

  • 31 December 2017 - 13:36
Barcelona kërkon qendërmbrojtësin e Chelseat, nuk është Luiz

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e një qendërmbrojtësi gjatë afatit kalimtar të janarit

Lëndimi i Samuel Umtitit dhe dëshira e Javier Mascheranos për t’u larguar kanë shtyrë drejtuesit e Barcelonës të mendojnë transferimin e një qendërmbrojtësi.

Ata tashmë kanë vetëm Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen.

Sipas Mundo Deportivo, katalonasit vazhdojnë të jenë të interesuar për mbrojtësin 21 vjeçar danez të Chelseat, Christensen.

Në listën e tyre është edhe mbrojtësi kolumbian Yerry Mina.

(Kosova Sot)