Man City si Man United më 1994

  • 31 December 2017 - 18:52
Man City si Man United më 1994

14 pikë larg vendit të dytë, diferenca më e madhe kjo në fund të një viti që nga koha e Man Unitedit më 1994.

Manchester City ka shkuar në 14 pikë diferencë me Chelsean të dielën, duke barazuar rekordin në Premierligë.

Më 1994, në natën e Vitit të Ri, Manchester United ishte 14 pikë larg ndjekësit më të afërt, Blackburn Rovers, diferenca më e madhe në histori në fund të dhjetorit.

Këtë tashmë e barazoi Man City dhe mund ta kishte thyer nëse nuk do të ndalej 0:0 nga Crystal Palace, me çka edhe stagnoj në 18 fitore me radhë, ecuria më e mirë në histori të Premierligës, e dytë në histori të këtij sporti, pas Bayern Munich (19). 

(Kosova Sot)