Messi, vetëm 19 gola larg Ronaldos

  • 31 December 2017 - 19:25
Messi, vetëm 19 gola larg Ronaldos

Lionel Messi është afër që të barazojë Ronaldon me gola të shënuar në nivel klubesh në të gjitha garat.

Me golin kundër Real Madridit në fitoren 3:0 të Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, Lionel Messi shkoi në 526 finalizime me fanellën e blaugranave.

Ai u bë lojtari me më së shumti gola të shënuara për një skuadër në pesë ligat kryesore evropiane: 526, në 608 paraqitje.

Edhe pse më i ri, argjentinasi është afer që të barazojë Cristiano Ronaldon dhe pse jo ta kalojë krejtësisht atë.

Për Manchester United, Sporting Lisbona dhe Real Madrid, Ronaldo ka realizuar 545 gola në 741 paraqitje, 422 prej tyre me fanellën e Realit në vetëm 416 ndeshje.

Ronaldo aktualisht ka 19 gola më shumë se Messi në nivel klubesh në të gjitha garat, por me 133 paraqitje gjithashtu më shumë se argjentinasi.

Duke parë moshën që ka Leo, dy vite më i ri se Cristiano, atëherë Messi mundet edhe ta kalojë Ronaldon sa i përket golave të shënuar me klube.

(Kosova Sot)