Thomas Strakosha kundër VAR-it

  • 01 January 2018 - 12:19
Thomas Strakosha kundër VAR-it

Strakosha mendon se me VAR janë zhdukur emocionet që t’i dhuron futbolli.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, mbështet deklaratën e trajnerit, Simone Inzaghi, se "VAR i largon emocionet qe t'i dhuron futbolli".

Lazio fitoi penalti kundër Interit, por me konsultimin e VAR, u anulua dhe në fund mori vetëm një pikë në San Siro.

“Mendoj se trajneri ka të drejtë, VAR-i largon emocionet që t’i dhuron futbolli”, tha Strakosha.

“Kur shënoni, ju nuk duhet të festoni, prisni derisa të pranohet si gol i vlefshëm. Nëse fitoni një penalti, duhet të prisnigjithashtu”.

“Futbolli ka qenë i mirë për incidentet e saj, pa marr parasysh nëse vendimet kanë qenë të drejta apo jo”, shtoi Strakosha.

(Kosova Sot)