Napoli gëzon Hysajn
Napoli ka gjetur më në fund, një zëvendësues për Ghulam të dëmtuar, në pozicionin e mbrojtësit të majtë
Ky lajm do ta gëzojë mbrojtësin Elseid Hysaj, pasi ishte ai që në disa ndeshje kishte ndërruar pozicionin e tij, nga i djathtë në të majtë.
Sipas Tuttosport, Napoli ka arritur marrëveshje me Benfican për mbrojtësin e majtë spanjoll, Álex Grimaldo.
Për kartonin e tij pritet të shpenzohen 30 milionë euro dhe pritet që të bashkohet shumë shpejt me skuadrën gjatë këtij muaji.
(Kosova Sot)